MENU
klinika

Shifra

Bizneset në “borxh” me tatimet

06.04.2019 - 10:29

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, vihet re se biznesi shqiptare po përballet me një sërë problemesh kohët e fundit.

Në 2018, niveli i borxhit ndaj administratës tatimore ka pësuar rritje deri në 107 miliardë lekë.

Rritja e borxheve tregon një ulje të aftësisë paguese të bizneseve dhe shumica e bizneseve janë me status pasiv.

Ky status vështirëson mbledhjen e borxheve, ku rreth 56% e borxhit është vonuar për më shumë se 2 vjet.

Për të përmirësuar gjendjen me borxhet tatimore, FMN propozon të ndërmerren një sërë ndryshimesh ligjore për të përmirësuar situatën.

Ndërkohë, biznesi shqiptar po përballet me një tjetër problem.

Përveç borxheve për t’i shlyer administratës tatimore, biznesi po përballet edhe me një vonesë rimbursimesh të TVSH-së nga qeveria.

Sipas raportit të FMN-së, qeveria duhet t’i rimbursojë bizneseve rreth 14.4 mld lekë.

Më të prekurit nga mosrimbursimi i Tvsh-së rezulton se janë eksportuesit të cilët kanë 26 % të këtij detyrimi.

BORXHI TATIMOR

2018 107 mld lekë

2017 95.5 mld lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo filantropi e mirëfilltë

83% e ndërmarrjeve bëjnë bamirësi