MENU
klinika

"Nuk më vjen mirë për to"

“Shpërthen” Flori Mumajesi, jep përgjigjet

06.04.2019 - 12:00

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu pak ditë më parë gjatë një interviste tha për Florin se është e pamundur t’i marrë aq shumë klikime për një ditë.

I menjëhershëm reagimi i kantautorit Mumajesi i cili ka shkruar një status të gjatë, ku i drejtohej Sabri Fejzullahut se në fakt fjalët e tij nuk ishin aspak të vërteta dhe nuk i kishte ardhur fare mirë për to.

Por Flori nuk iu përgjigj vetëm këngëtarit Sabri Fejzullahu, por i ktheu përgjigje gjithashtu edhe gazetarit Shpend Lipa.

Ky i fundit  i fundit marrë shakas nga një detaj mes marrëdhënies së Elvanës dhe Tunës, shprehet se dy vajzat e showbiz-it thjesht u shtirën para publikut dhe kamerave se kanë një marrëdhënie të mirë, por nuk është kështu.

Unë pashë atë natë që lidhja e Elvanës dhe Tunës është e mirë vetëm në syrin e publikut. Ato u përshëndetën në rastin kur kishte shumë media dhe shumë publik rreth tyre, por kjo ishte një sjellje vetëm për show.Ndërkohë kur u ulën pranë, nuk patën asnjë reagim“, u shpreh më herët gazetari, ku tregoi gjithashtu se ishte pikërisht kjo arsyeja që vendosi të filmonte videon që bëri xhiron e rrjetit.

Tashmë nuk dimë çfarë të mendojmë, por t’i lëmë kohës të tregojë të vërtetën. Edhe pse dy vajzat treguan në rrjete sociale se kanë respekt ndaj njëra-tjetrës.