MENU
klinika

Parashikimi

Moti/ Këtë javë ka të papritura, mos dilni pa çadra

08.04.2019 - 09:10

Pas ditëve të nxehta me diell, ku temperaturat arritën deri në 27 gradë celcius, rikthehen sërish reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.

Nga dita e sotme parashikohet që i gjithë vendi të goditet nga moti i ftohtë. Rrebeshe shiu do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk përjashtohen dhe reshjet e dëborës në zonat malore.

Reshjet e shiut kanë filluar pasditen e së dielës për të vazhduar deri në fund të javës, sipas meteorologëve.

Ulja e ndjeshme e temperaturave do të vihet re në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Në fundjavë pritet një përmirësim, por meteorologët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish.