MENU
klinika

Deklarata e zyrtarit të KE-së

“Kosova e Serbia ta harrojnë BE nëse…”

08.04.2019 - 10:02

“Pa zgjidhjen e probleme, Kosova e Serbi do duhet ta harrojnë Bashkimin Evropian”, kështu është shprehur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Ai tha se Kosova e Serbia do duhet t’i zgjidhin problemet para se të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për median serbe “Tanjug”, Schinas është pyetur edhe në lidhje me taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje ai tha se qëndrimi i BE-së në lidhje me taksën është i qartë dhe se taksa sipas tij është sinjal që nuk mbështet progresin e Kosovës në rrugën evropiane.

Unë mendoj se mesazhi jonë ka qenë i qartë dhe ne do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”, u përgjigj Schinas, pasi u pyet nëse BE-ja ka autoritet të mjaftueshëm mbi Kosovën për të rënë dakord të heqë taksën.

Schinas tha se, është e nevojshme që të gjitha problemet të diskutohen para hyrjes në BE, pasi që sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy palëve është shumë e nevojshme dhe se problemet e tilla nuk duhet të importohen në BE.

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e domosdoshme që procesi i dialogut të vazhdojë”, theksoi ai