08.04.2019 - 14:12
Dy ditë më parë Jonoda Maliqi dhuroi një performancë për publikun europian në koncertin “Eurovision in Concert”.
Këngëtarja, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’, rrëmbeu duartrokitje të shumta pas performancës së saj ‘live’ me këngën “Ktheju Tokës” në Amsterdam.
“Eurovision in Concert” konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishëm, sepse aty të gjithë konkurrentët prezantohen përpara një publiku të gjerë, i cili njihet me potencialin vokal të këngëtarëve.
Siç duket deri tani nga sondazhet, performanca e Jonidës është pëlqyer shumë dhe ajo rezulton e renditur në vendin e dytë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Ktheju Tokës”
Jonida Maliqi, zëri shqiptar në Eurovision!
Festivali i Këngës në Eurovizion