MENU
klinika

Takimi i radhës

Pas Bashës, Palmer mbërrin në zyrën e Kryemadhit

09.04.2019 - 15:39

Zv.ndihmës sekretari amerikan, Mathew Palmer ka mbërritur në selinë e LSI. Palmer pritet të takohet me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhin.

Pak më parë Palmer takoi Lulzim Bashën në selinë e PD.

Palmer, zhvilloi edhe një takim me gazetarët, ku u shpreh se është përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në zgjedhje.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer në takimin me gazetarët.

Pas takimit me Kryemadhin, pritet që Palmer të zhvillojë një takim edhe me presidentin Ilir Meta.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin