Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, ku citohej:
“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen në këtë kohë të veshtirë”.
Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’ E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të.
Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin “From Russia with love”. Ne vitet ’70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion.
Ajo së fundmi publikoi novelën e saj “Viktimat dhe budallenjtë” me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.