Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve të drejtën për të ndryshuar deklaratat tatimore në rast se kanë gabime apo pasaktësi.
“Për deklaratat tatimore të dorëzuara me gabime, mangësi apo pasaktësi në llogaritje, tatimpaguesit i lind e drejta për t’i korrigjuar këto deklarata tatimore brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, sa herë konstaton gabime dhe pasaktësi në deklarim”, njoftojnë Tatimet.
Po duhet bërë kujdes pas tatimpaguesi e humbet të drejtën për të korrigjuar deklaratat e tij në ulje detyrimi, nëse deklarata, që ai kërkon të korrigjojë, është kontrolluar nga administrata tatimore.
“Tatimpaguesi mund të ndryshojë një deklaratë të kontrolluar më parë, vetëm nëse ai ka për të deklaruar një detyrim tatimor më të madh se detyrimi që ka rezultuar nga kontrolli”, shpjegojnë Tatimet.