MENU
klinika

Caktohet data

Dekreti për Teatrin/ Manja: Një seancë më 20 shtator

03.09.2018 - 13:32

Pas përfundimit të konferencës së kryetarëve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dha një konferencë për gazetarët. 

Manja tha se kalendari 3-javor do t’i paraqitet seancës paralementare sot në orën 17.00.

Ai bëri me dije që një ndër projektligjet më të rëndësishme është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, madje lajmëroi edhe datën.

Miratimi i kalendarit 3-javor, do t’i paraqitet seancës në orën 17:00. Një ndër projektligjet është dhe dekreti i Presidentit për Teatrin, për të cilin do të vendoset në seancën e datës 20 shtator. Nga ana e opozitës u paraqitën shqetësimet e bëra publike dhe gjatë muajve të verës. M’u duk sikur kishin ardhur nga një dasëm meqë dje ishte e dielë se vazhduan me ritmin e sesionit të kaluar,” tha Manja.

M.H