Një prej moderatrëve më të ndjekur me programin e tij, tematikat dhe të ftuarit e mbi të gjitha mënyrën origjinale të komunikimit, ndonjëherë “të tepruar” për shumë prej të ftuarve ështe përballur së fundmi me një mungesë të cilën me sa duket e ka ndjerë shumë.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për një femër, ashtu siç ju desh të bënte kur zëvendësoi Sofinë por për një tjetër bashkëpuntor shumë të rëndësishëm, një personazh i njohur përmes thirrjes “Ledio të lutem…”
Moderatori i emisionit Zonë e Lirë së fundmi e ka nisur emisionin e së premtes me një lajm të keq.
Për herë të parë që prej vitit 2003 kur ka nisur ky emision atij i është dashur të bëjë pa regjisorin e tij “Ledio” i cili është shtruar në spital ditët e fundit.
Çani tha se nuk do të ketë në regji regjisorin e zakonshëm Ledion, por dikë tjetër.
Çani nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me regjisorin e tij, por tha se edhe “DJ Çerri” është shtruar në një tjetër spital. “Nuk do vdesin” – tha me të qeshur Çani duke ngritur dorën dhe duke shtuar: “Ledio! Çerr! Nëse na shikoni…”