MENU
klinika

Mbërritja me incidente

Protestuesit mblidhen para Kuvendit/ Çahet sërish kordoni policor

13.04.2019 - 19:58

Ka nisur me inicidente mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti.

Protestuesit kanë çarë në këto momente kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë.

Gati dy orë protestuesit qëndruan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bojës lakrave e qumështit, por edhe shashkave e tymit të zi.

Por ndërsa u pozicionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thirrje e demokratëve i zhvendosi te Parlamenti.