MENU
klinika

Deklarata

Lleshaj me policët e plagosur: Organizatorët do të mbajnë përgjegjësi

14.04.2019 - 08:44

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi në spital, punonjësit e Policisë të plagosur gjatë protestës së opozitës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lleshaj e ka cilësuar protestën ‘të dhunshme si dhe të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.’

sander lleshaj-konica.al

“Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!”, shkruan ministri i Brendshëm Lleshaj.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin