MENU
klinika

Vetëdeklarim online

Nga sot, jo më komision për taksitë, fugonët apo autobuzët!

15.04.2019 - 14:17

Duke nisur nga dita e sotme, automjetet e licencuara për transport udhëtarësh dhe taksitë, nuk do të kenë nevojë të paraqiten në komision por mund të bëjnë vetëdeklarim online.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se duke nisur nga 15 prilli do të aplikohet procedura e re që thjeshton procedurën e rinovimit të Komoditetit (detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh e taksi!) duke ofruar Rinovimin me vetedeklarim onlinë.

Referuar njoftimit, kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit.

I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e karburanti por edhe pa burokraci e muhabete” shkruhej në njoftimin e DPSHTRR.