Në festivalin vjetor të muzikës dhe arteve, Coachella, 20-vjeçari Brooklyn Beckham, që aspiron të bëhet fotograf i njohur, u shfaq bashkë me të dashurën e re, Hana Cross.
Ata dukeshin shumë të dashuruar dhe të dhënë pas njëti tjetrit.
Djali i madh i Victoria dhe David Beckham u fotografua nga papracët teksa puthej me modelen brune.
Dy të rinjtë janë të lidhur prej fillimit të vitit 2019 dhe për ta duket sikur gjithçka po shkon mirë të paktën deri tani.
Ata janë njohur nga shoqëria e tyre e përbashkët. Duket se lidhja e tyre po bëhet gjithmonë dhe më tepër serioze.
Brooklyn shoqërohej edhe nga dy vëllezërit më të vegjël Romeo dhe Cruz, të cilët po e shijonin festivalin.