MENU
klinika

Mesfushori kosovar

Rashica shkëlqen në Gjermani, sërisht mes më të mirëve

15.04.2019 - 17:42

Milot Rashica vazhdon të dhurojë spektakël në Bundesligën gjermane.

Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Werder Bremen këtë sezon dhe po jep një kontribut që klubi të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Werder mund ta arrijë Europën nga renditja në kampionat por ka edhe një mundësi të dytë duke qenë se janë në garë për Kupën e Gjemanisë.

Rashica ishte protagonist sërisht në ndeshjen e fundit ku përballë kishte Freiburgun e Amir Abrashit. Edhe pse nuk arriti të shënojë, kosovari spikati gjatë ndeshjes me asistin për holandezin Davy Klaessen në rastin e golit të parë të vendasve ndërsa si dhe bëri një paraqitje të një niveli të lartë gjatë gjithë lojës.

Anësori kosovar është vlerësuar me notën 8,26 nga faqja e specializuar e statistikave “Whoscored” dhe është vendosur në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga përkrah emrave të rëndësishëm si Gnabry, Coman, Kampl apo edhe Muller.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN