Lënia e duhanit është diçka e vështirë. Shumë e vështirë.
Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar një mënyrë të re për t’ju ndihmuar në këtë proces – dhe nuk përfshin asnjë medikament!
Sipas hulumtimeve, mjafton të nuhatni aroma të kënaqshme – siç është çokollata, vanilja apo mente – për ta zvogëluar dëshirën që e ndjeni për ta ndezur një cigare.
Studimi ka zbuluar se edhe duhanpirësit të cilët nuk kishin qenë duke provuar ta linin duhanin, kishin pasur një 23% reduktim të nevojës për të ndezur cigare kur kishin nuhatur aromën e preferuar.
Shkencëtarët thonë se përdorimi i aromave të mira për të ndihmuar në lënien e cigares është një metodë e re dhe shumë premtuese, por që duhet të punohet më shumë.