MENU
klinika

Protestat

Rikthehen jelekverdhët, policia: Largohuni nga “Notre Dame”

19.04.2019 - 18:07

Jelek-verdhët kanë paralajmëruar protesta të tjera kundër pushtetit në Francë. Policia ua ka ndaluar atyre protestën pranë ndërtesës së djegur të “Notre Dame”.

Pikërisht “jelek-verdhët do të vijojnë protestat në javën e 23 të tyre, në një demonstrim të parashikuar në Paris.

Ata do të protestojnë nesër, e shtunë, por me urdhër të prerë iu është ndaluar demonstrata afër Katedrales së djegur, shkruajnë mediat franceze.

Në deklaratën e policisë thuhet se asnjë protestë nuk mund të mbahet afër Katedrales së “Notre Dame”, për shkak të brishtësisë që paraqet ndërtesa.

“Jelek-verdhët kanë disa javë që protestojnë kundër qeverisjes së vendit, sidomos ndaj taksave të shtuara për punëtorët.

Ata tashmë janë kthyer në një lëvizje dhe shprehen se janë kundër kastës aktuale franceze, të cilën e quajnë të kalbur dhe se punon kundër punëtorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…