Dy nga dymbëdhjetë prijësit që krijuan “Piana Degli Albanesi” ishin edhe Antonino Roscia (Andon Rroshi) dhe Giovani Schiro (Jani Spiro); Schiro në fillim është shkruar Sqiro…
Duke njohur pak mënyrën e të folurës në dialektin siçilian, është më se e sigurtë, se ka qenë Spiro…
Pasardhës të tyre i kanë ende sot, këta mbiemra, në Horën Himariote. Përse, ende nuk janë lidhur me njëri tjetrin… Spirot dhe Rroshajt e krahinës me gjysmën e fisit?.. Po ata të fisit Bua me Bua në “Piana Degli Albanesi”, po Kacelano, Dhima, Mërkuri, Alia, Thomai, Kuci, Kaliva, Vito, Mai, Culla etj., etj. Përse nuk është bërë binjakëzimi… mes Himarës dhe “Piana Degli Albanesi”?…
Përveçse mbiemrave nga Dhërmiu, Palasa, Himara, Borshi, Qeparoi, Kuçi, Piqerasi, Shën Vasili , Vranishti etj që gjejmë në “Piana Degli Albanesi” (Hora e Arbëreshëve) Siçili.
Kemi 12 Prijës që firmosën krijimin e “Piana Degli Albanesi”, më 30 Gusht 1488. E dimë se Pietro Bua (Pjetër Bua) ishte nga Dhërmiu. Dimë edhe se Giorgio Golemi (Gjergj Golemi Arianiti) ishte përfaqsues i Arianitëve, në krye të Himarës. Gjon Kastrioti prandaj zbriti në Himarë (kishte njerëzit e nënës). Cilët ishin prijësit e tjerë, ç’fshatra përfaqësonin? Emrat e tyre, vijojnë si më poshtë:
Antonino Roscia – Andon Roshi (Rroshi ose Rusha)
Giovani Parrino – Jani Prifti
Giovanni Schiro – Jani Spiro (e kanë përkthyer siç e kanë dëgjuar)
Tommaso Tani – Thanas Tani (Jani)
Giorgio Lascari – Gjergj Laskari (Në krahinë kemi Laska)
Giovanni Macaluso – Jani Makaluso?..
Giovanni Barbato – Jani Barbato (Burbo kemi në Himarë).
Matteo Mazza – Mateo Maca (Maçi kemi në Krahinë)
Teodoro Dragotta – Theodhor Dragoti?..
Giorgio Burlesci – Gjergj Burleski?..
Nga: Jani Prifti
Piana degli Albanesi) është një qytezë arbëresh me 6.427 banorë në Krahinën e Palermos, të rajonit të Sicilisë në Itali.
Ajo njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të madhja e komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selìa e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëvet.
Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.
Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, që erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar.
(Shqiptari i Piana degli Albanesi që udhëhoqi Italinë për 50 vjet)