MENU
klinika

Zyrtarisht të divorcuar

Divorci i kushton gjysmën e pasurisë Adele

23.04.2019 - 10:54

Pas 8 viteve lidhje dhe 3 viteve martesë, këngëtarja britanike Adele dhe bashkëshorti i saj bënë publik ditën e djeshme lajmin e divorcit.

Por, siç raportojnë mediat e huaja, ndarja do t’i kushtojë këngëtares gjysmën e pasurisë.

150 milionë paund do të ndahen midis Adele dhe ish-bashkëshortit Simon Konecki.

Ata nuk kanë nënshkruar kontratë paramartesore, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja se pse dyshja do të duhet ta ndajnë pasurinë shumëmilionëshe, shumica e së cilës është krijuar nga fitimet e këngëtares.

Të ardhurat nga albumet apo koncertet tani nuk do t’i përkasin vetëm këngëtares.

Kujtojmë se çifti ka një djalë shtatë vjeçar nga martesa e tyre, Anxhelo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kemi nevojë për privatësi"

Ndahet Adele nga bashkëshorti?

“Homecoming” vjen në 17 prill

Adele, e emocionuar për dokumentarin e Beyonce