MENU
klinika

EMRI

Aksident i rëndë në Tepelenë, vdes një person

24.04.2019 - 08:22

Mëngjesi i sotëm ka nisur me rrugë të përgjakura. Një makinë ka dalë nga rruga në Bypass-in e Tepelenës dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi.

Makina drejtohej nga një 50-vjeçar i identifikuar si Ylli Ruçi.

Informacioni i policisë:

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë