Perceptimi për të bukurën është relativ, këtë herë do të njihemi me “Femrën e vitit” sipas revistës “People”.
Revista ‘People’ ka zbuluar se personazhi i zgjedhur për kopertinën e saj këtë muaj është zgjedhur Jennifer Garner, si femra më e bukur e vitit.
Ata kanë zgjedhur aktoren e njohur si figurën e bukurisë në kopertinë, për shkak të jetesës së thjeshtë dhe veprat e bamirësisë së saj.
Ylli i filmit “13 për 30” është shprehur se nuk e ka parë asnjëherë veten si femër tërheqëse.
Megjithatë ajo ka pohuar se tashmë ndihet më e bukur dhe u shpreh duke qeshur se gjatë javës që do të publikohet revista nuk do të lejojë asnjë që ta shohë atë në sy.
Garner është një nga aktoret më të suksesshme në ‘Hollywood’ dhe ka luajtur role të ndryshme në zhanret komedi dhe dramë.