Sistemi VAR është risia më e madhe e futbollit të sotëm, ku është e vështirë të ndash numrin e atyre që e duan dhe atyre që e kundërshojnë.
Teknologjia që shërben për raste specifike në arbitrim, ka nisur të ketë aplikim të gjerë në kampionatet elitare, kompeticionet e rëndësishme të UEFA-s, ku së fundmi u aplikua edhe në Botërorin “Rusi 2019”.
Sipas informacioneve, teknologjia më e fundit në futbollin europian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021.
Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s në disa prej stadiumeve më moderne shqiptare, sipas Panorama, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie, duke e vendosur kampionatin shqiptar mes atyre që hedhin një hap të rëndësishëm drejt perfeksionimit.
Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm.
Në futbollin shqiptar, vendimet e arbitrit janë kontestuar shpesh jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga tifozët, të cilët jo pak herë kanë degjeneruar në dhunë.
“VAR” pritet të jetë një revolucion në Kategorinë Superiore ku përveç ndihmës ndaj arbitrave, teknologjia mund të jetë ‘ilaç’ edhe ndaj dhunës.