Bashkëpunimi i Madonna-s dhe Maluma me titull “Medellin” numëron rreth 3.3 milion klikime dhe ka vetëm 24 orë që është publikuar.
Motrat Koçi duket se kanë vënë re një detaj; ajo që është konsideruar si mbretëresha e pop-it dhe këngëtari më i pëlqyer i muzikës latine, brenda një dite arritën të grumbullojnë kaq klikime ndërkohë që ka disa këngëtarë shqiptarë që kanë shumë më shumë.
Greta dhe Eni kanë shprehur habinë e tyre se si ka mundësi që në Shqipëri ka artistë të cilët më shumë se 1 milion klikime i bëjnë në një orë.
“3 milion për 24 orë Madona dhe Maluma. Po cfarë janë Maluma dhe Madona përpara 1-shave të Shqipërisë “,- shkruan Eni.
“Shikojeni se çfarë bëhet, dy nga emrat më me influencë në botë kapin 3 milion klikime për 1 ditë. Në Shqipëri 3 milion i kapin për një orë. Duhet t’i mësojmë këtë Madonnës dhe Malumës, si blihen klikimet fallco se po më vjen gjynah shumë”,- shprehet Greta.