MENU
klinika

Ja fraza që zbulon detajet

A janë ndarë me të vërtetë Young Zerka dhe Ronela?

27.04.2019 - 16:21

Young Zerka dhe Ronela Hajati janë përfolur gjithnjë për një lidhje dadhurie, megjithëse asnjëherë nuk është konfirmuar.

Mirëpo, kohët e fundit është përfolur për një ndarje mes tyre.

Gjatë një interviste për ‘Mirage’, Young Zerka tregoi një detaj që me siguri i ka bërë të gjithë kuriozë.

Zerka shprehet se Ronelën e ka lënë në shtëpi, duke lënë të kuptohet se çifti po bashkëjeton.

Ronelën e lashë në shtëpi se kishte punë me projekte të tjera, po i përgatit edhe e lashë në shtëpi. Domethënë, ajo është duke punuar me projektet e tjera, unë po punoj me projektet e mia“, tha Zerka.