MENU
klinika

Bashkë nga seriali "Hope & Faith"

Nuk ka më ndarje për Megan Fox

29.04.2019 - 14:20

Megan Fox ka hequr dorë nga vendimi për t’u ndarë me bashkëshortin Brian Austin Green. Tashmë lajmi është bërë Zyrtar dhe konfirmohet se çifti nuk do ndalet.

Ata u dashuruan gjatë serialit të “Hope & Faith”.

Aktorja ishte vetëm 24-vjeç kur u martua me Brian Austin Green.

Çifti paraqiti dokumentet për divorc, pas 5 vitesh martesë në vitin 2015, duke cituar si arsye ‘dallimet e papajtueshme’.

Por një vit më vonë lindi djali i tyre i tretë Journey, duke sinjalizuar se Fox dhe Green ishin pajtuar.

Çifti janë prindër edhe të djemve Noah Shannon, 6 vjeç dhe Bodhi Ransom, 5 vjeç.

Green gjithashtu ka një djalë tjetër Kassius, 17 vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme.