Modeli që ndërroi jetë në mënyrë të menjëhershme në pistën e modës, ende nuk është diagnostikuar dhe shkaqet janë ende të paqarta.
Mjekët thonë se modeli Tales Soares ka mundësi të ketëhumbur jetën si pasojë e ndonjë problemi të lindur dhe ende të padiagnostikuar.
Modeli brazilian vdiq në pistën e modës të shtunën, derisa po reklamonte koleksionin e brendit Ocksa në Javën e Modës në Sao Paulo.
26-vjeçari u rrëzua derisa po ecte nëpër pistë, ndërkohë që stafi mjekësor intervenoi për ta shpëtuar, por pa sukses dhe më pas Soares u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.
Sipas gazetës Folha de Sao Paulo, mjekët i kanë thënë familjes se modeli ka ndërruar jetë nga ndonjë sëmundje kongjenitale (e lindur), e cila nuk ishte diagnostikuar.
Nndërkohë, akoma nuk është bërë publik shkaku i vdekjes së Soares. Ekzaminimet po vazhdojnë dhe autoritetet e kanë quajtur si vdekje të papritur pa shkak të përcaktuar.