MENU
klinika

Tepelenë

Gruaja u gjet e vdekur në banesë, burri e pranon: E vrava unë!

30.04.2019 - 09:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e zbuluar në orët e para të mëngjesit, ku u gjet e vdekur Antoneta Hoxha 53 vjeçe.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në prani të fëmijëve, në fshatin Vagalat, njësia administrative Luftinjë.

Antoneta Hoxha është 53-vjeçarja që është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pranuar së fundmi krimin në polici, ku është marrë në pyetje pas ngjarjes së rëndë.

“E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova, por nuk doja të vdiste”, ka thënë 63-vjeçari.

Gruaja u gjet pa jetë në banesën e saj dhe me shenja dhune në kokë dhe trup. Pikërisht këto shenja ngjallën dhe dyshimet e policisë e cila ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj dhe ka zbardhur ngjarjen.

“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, deklaron zyrtarisht policia.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë