Pink ka pranuar se në moshën 17 vjeçare ka kaluar një abort. 39 vjeçarja tregoi se u ndje sikur trupi i ishte “thyer” teksa fliste për albumin e saj të ri: “Hurts 2b Human”.
Pas këtij incidenti që i ndodhi, Pink pohoi se kishte filluar ta urrente trupin e saj dhe iu deshën shumë vite terapi për të pranuar veten e saj ashtu siç ishte.
“Arsyeja që e thashë këtë është sepse unë kam pasur gjithnjë një trup shumë të fortë, por në të vërtetë në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort (spontan). Dhe unë doja shumë do ta mbaja atë fëmijë”, u shpreh Pink.
Ylli i muzikës zbuloi se kishte kaluar edhe aborte të tjera, ndjesitë e të cilave i ka kanalizuar shpeshherë në këngët e saj.
Pavarësisht vështirësive që ka kaluar, sot Pink ka një familje të bukur dhe të shëndetshme. Ajo ka një djalë dhe një vajzë.
Ndërkohë Pink është martuar me 43 vjeçarin Carey Hart një garues profesionist me motorr. Ata janë njohur bashkë periudhën që këngëtarja mbaroi terapitë pas vështirësive që kishte kaluar me trupin e saj.