MENU
klinika

Detajet

Rama i bëri presion? Haradinaj: Ka dëshmitarë!

02.05.2019 - 12:53

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Samiti i Berlinit ka normalizuar rajonin dhe që pjesa kryesore e këtij samiti i është kushtuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Haradinaj, ka komentuar edhe takimin e ardhshëm i cili do mbahet pas 3 muajsh në Paris.

Në fjalën e tij Haradinaj nënvizoi :

Kosova duhet të plotësojë formatin e tij, sepse nuk bëhet vetëm fjalë për një takim, por për një dialog, dhe se në dialog duhet të jetë edhe delegacioni i mandatuar nga parlamenti. Përveç presidentit Thaçi, duhet të jenë edhe Limaj, Pacolli e Ahmeti.

Po shkojmë në një proces serioz. Sa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, besoj se tashmë jemi formuar, dhe nuk shkohet në dialog për shkëmbim territoresh por për njohjen reciproke. Dhe është qartësuar se nuk do të diskutohet për taksën”.

Ndër të tjera, Haradinaj është ndalur edhe te takimi i Parisit, të cilin e ka cilësuar si më serioz, ndërsa ka shtuar se duhet të koordinohen me Amerikën.

Takimi i Parisit është më serioz, dhe duhet të koordinohemi me Amerikën sepse ky takim do të garantojë një marrëveshje. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më ka konfirmuar se kanë qëndrim, në takim na kanë dhënë PO për liberalizim të vizave. Ka thënë PO dhe menjëherë. Unë i them Kosovës urime liberalizimin. Kur i kam thënë Kosovës urime ushtria kanë pasur dilema plot, pyesnin a bëhet kjo. Por fakti që ka dalë Sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria. Nuk e keqkuptoni pse ua jap këtë simbolikë. Nuk ka askush dilema sa i përket qeverisë së Gjermanisë. Kur ishte puna e ushtrisë u munduan të ngrejnë pikëpyetje. Ministri i Brendshëm gjerman ka thënë jam për liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë“.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës e reagimet që ai bëri pas intervistës ku Haradinaj theksoi se Rama e Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqje të taksës.

Shikoni, për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.