Jennifer Aniston merr dhuratën më të bukur për ditëlindje nga Brad Pitt.
Jennifer Aniston mbushi 50 vjeç në muajin shkurt, por mesa duket dhuratën më të bukur po e merr dy muaj më pas nga një person jo pak i rëndësishëm për të.
“The Mirror” raporton se Brad Pitt ka blerë për t’i dhuruar aktores, shtëpinë miliona dollarëshe për të cilën ata shpenzuan tri vite kohë për ta rinovuar.Vlera e vilës kap shifrën e 79 milionë dollarëve.
Megjithatë edhe pse Brad vendosi t’i japë çelësat e shtëpisë që Jennifer e kishte aq përzemër, raporti i tyre vazhdon të mbetet në kuadrin e një miqësie të mirë.
Fansat e tyre kur panë prezencën e Pitt në ditëlindjen e saj menduam për një ribashkim të mundshëm, por sipas të dyve nuk bëhet fjalë për diçka të tillë.
Bred dhe Jennifer u ndanë në vitin 2015, pasi ai u njoh me Angelinën në xhirimet e filmit Mr and Mrs Smith, raport i cili po ashtu është ndërprerë në vitin 2016.