Lionel Messi ishte protagonist absolut i Barcelonës ditën e djeshme duke shkëlqyer në Champions League ndaj Liverpool-it.
‘Pleshti’ ishte një alien i vërtetë në fushën e lojës duke u bërë i pandalshëm për mbrojtjen e “The Reds” edhe pse këta të fundit kanë në radhët e tyre Virgil Van Dijk.
Me dy golat e djeshëm, argjentinasi barazoi rekordin e rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldo, duke shënuar 600 gola në karrierën si profesionist.
Debati se cili nga futbollistët është më i mirë po ndizet dita-ditës dhe Mario Balotelli i ka hedhur benzinë zjarrit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, “Supermario e ka quajtur Messin, fenomen të futbollit.
“Leo Messi fenomen. Për të mirën e futbollit, mos e krahasoni më me numrin 7 të Juves”, shkruan sulmuesi italian.
Italiani ka zgjedhur hapur të preferuarin e tij, duke e konsideruar ‘pleshtin’ si të pakrahasueshëm.