MENU
klinika

Shuma e deklaruar për t'u paguar

Tatimet: 900 individë deklarojnë të Ardhurat Personale

03.05.2019 - 14:36

Pas përfundimit të afatit, më datë 30 Prill, për deklarimin e të ardhurave individuale vjetore, rezulton se numri i individëve të cilët kanë përmbushur detyrimin ligjor, është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave të kasaj date afat ligjor i deklarimit për periudhën tatimore 2018, kanë dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave rreth 9.000 individë subjekt deklarimi, ndërsa për vitin 2017 numri i deklaruesve ka qenë rreth 8.000.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mësohet se shuma e detyrimit të deklaruar për t’u paguar, si diferencë, për vitin 2018, është ndjeshëm më e lartë, rreth 75% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

E shprehur ne shifra, shuma e deklaruar për t’u paguar është rreth 646 milion lekë, ndërkohë që në 30.04.2018 ishte rreth 340 milione lekë.

Rritja e numrit të individëve që plotësojnë kushtet ligjore për deklarimin individual të të ardhurave personale, reflekton kuptimin e saktë të detyrimit ligjor nga ana e tyre, duke përfshirë këtu edhe individët e huaj, rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

Administrata Tatimore vijon përpjekjet e saj në rritjen e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve, për çdo kategori, qofshin këta individë, apo subjekte me veprimtari ekonomike.

Falenderojmë me mirënjohje të gjithë ata që kanë respektuar legjislacionin tatimor në fuqi.