03.05.2019 - 18:18
Një ngjarje e trishtë preku futbollin shqiptar ditën e sotme.
Ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule u nda nga jeta pas një ataku në zemër.
Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, veçanërisht në sezonin 2006-2007.
Ai arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës (që njihej si Dajti) në Kategorinë e Parë, edhe pse e mori në vendin e 9-të.
Në atë kohë, të githë ishin skeptikë se klubi do të dilte në vendin e parë, por të besuarit e Dule e mbyllën fazën e dytë me pikë të plota, duke korrur 11 fitore.
Fatkeqësisht, Edmond Dule ndërron jetë që në moshën 60-vjeçare në mënyrë të papritur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dënohen Gega dhe Telushi
Disiplina ‘dush të ftohtë’ Partizanit në fund të sezonit
Publikohet Video
“Grusht kundërshtarit”/ Liverpool do skualifikimin e Messit
Europa League