MENU
klinika

Nga The Guardian

Një mësim për dy ‘gjigandët’ e politikës britanike

04.05.2019 - 16:03

Zgjedhjet lokale të së enjtes në Britani provuan se pas çdo të mire ka një të keqe. Partia Laburiste e Jeremy Corbyn nuk kaluan një natë të mirë megjithatë ishin Konservatorët që u përballën me qiellin më të errët dhe stuhitë.

Liberal Demokratët ishin mirë krahasuar me rezultatet e tmerrshme që ato botuan në vitin 2015. Por fituesit më të mëdhenj ishin partitë më të vogla të vendit.

Nëse ndonjë nga partitë kryesore mund të thoshte se fitoi të enjten, ishin të Gjelbrit, sepse me  sa duket argumentet e tyre rreth një emergjence të afërt të klimës kishin ndikuar.

Zgjedhjet lokale shpesh shihen si një test. Pjesëmarrja e të enjtes ka të ngjarë të jetë njësoj me zgjedhjet e mëparshme lokale në këtë dekadë, ku vetëm një e treta e votuesve u paraqitën.

Në fletën e votimit ishin shumë nga kryengritësit e rinj.

Partia e Brexit të Nigel Farage, e cila ka tërhequr turma të mëdha, nuk ishte, duke i shpëtuar Konservatorët nga një siklet edhe më i madh. Gjërat ende duken të dëshpëruara për Theresa May. Konservatorët humbën më shumë se 1,000 vende dhe dhjetëra këshilla.

Kryeministrja mbetet stoike përballë thirrjeve për të shkuar.

Corbyn duhet të shqetësohet gjithashtu. Edhe numri i këshilltarëve të Laburistëve u ul gjithashtu. Megjithatë, duhet të shqetësohetz, pasi tek votuesit më të moshuar, më pak të arsimuar, të klasës punëtore dhe të diplomuarve të rinj metropolitanë më të rinj, po zien debate Brexit.

Fitimi i vendeve të pasura urbane, duhet të provokojë një periudhë kërkimesh shpirtërore në të gjithë ata që besojnë se Britania ka nevojë për një qeveri efektive.

Politika britanike mund të fragmentohet më tej, me rezultate të paparashikueshme. Me zgjedhjet evropiane që po afrohen, ky ishte një mësim për Laburistët dhe Konservatorët: ata nuk mund të përfitojnë lehtë nga procesi i Brexit, por rivalët e tyre kryengritës munden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?