MENU
klinika

Detajet

Digjet makina e kreut të PS në Elbasan, dyshimet

06.05.2019 - 08:40

Makina e kreut të Partisë Socialiste në Elbasan, Xhevahir Budani është shkrumbuar gjatë natës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

Makina është djegur gjatë kohës që ka qenë në parkim afër banesës.

“Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm”- njofton policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.