Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij momentet e fundit të pranisë së tij si deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
Ndreu ka postuar një foto së bashku me kolegët e tij deputetë të komisionit.
Në postimin e bërë ai ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe shton se ndihet më i pjekur dhe më i përgatitur për sfidën e re.
Kujtojmë që Ndreu është kandidati i PS-së për bashkinë e Lezhës në garën vendore të 30 qershorit.
Postimi i Pjerin Ndreut
Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke.
U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik.
Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes.
Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar !