MENU
klinika

Detajet e operacionit

I mori 10 mijë euro për licensë mësueses, arrestohet 49-vjeçari

08.05.2019 - 11:44

Në kuadër të operacionit “Premtimi” në Shkodër u arrestua një person dhe u proceduan dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.