MENU
klinika

Fotografi të rralla

Italianët kur restauruan xhaminë e Et’hem Beut

08.05.2019 - 12:09

Zëdhënësi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Agron Hoxha, ka publikuar fotot e rralla që i përkasin kohës pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

 

Sipas një postimi të tij në “Facebook”, fotot e marra nga arkivi “Luce” në Itali, ndërsa janë realizuar brenda xhamisë së Et’hem Beut, në Tiranë. Sikurse shihet, ushtarët italianë u morën me restaurimin e këtij monumenti të rëndësishëm kulturor të Shqipërisë.

 

 

E vetmja xhami në zemër të Tiranës, që bashkë me Kullën e Sahatit, Muzeun Kombëtar dhe Teatrin e Operas, rrethojnë sheshin e famshëm “Skënderbej”. Xhamia e Et’hem Beut u krijua në fund të shekullit XVIII nga Mulla Beu, për t’u përfunduar më pas nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, në fillim të shekullit të XIX.

 

Xhamia ishte nga të paktat që i shpëtoi një fushatës kundër qendrave të besimit, kohë kur në Shqipëri shumë kisha, xhami, teqe, manastire dhe institucione të tjera fetare u mbyllën ose u kthyen në magazina, palestra, apo vend-trajnime në fund të vitit 1967.

 

Më 18 janar 1991, pavarësisht kundërshtive të autoriteteve komuniste, 10,000 vetë hynë në xhami me flamuj në duar. Kjo shënoi njëherësh rënien e komunizmit dhe rilindjen e besimit fetar në Shqipëri. Arkitektura e mrekullueshme e xhamisë është e dekoruar me piktura murale nga tradita orientale. Afrekset e xhamisë që pasqyrojnë pemë, shatërvane dhe ura – natyrë të qetë, si vepra të rralla për artin islamik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Roberto Morozzo della Rocca

Miti, Shqipëria dhe karakteri shqiptar