MENU
klinika

Video

Shqipëria “dështon” me regjinë, kritikohet paraqitja skenike

08.05.2019 - 14:34

Në provën e parë të saj në Eurovizion këngëtarja Jonida Maliqi ka shkëlqyer me performancën.

Por krahas performancës së zjarrtë të këngëtares, Shqipëria është kritikuar për paraqitjen e dobët skenike.

Mediat e huaja kanë kritikuar Shqipërinë për paraqitjen skenike, pasi e përshkuajnë atë të zymtë.

Për fat të keq, skena u ndje e zbrazët. Shqiponja e premtuar dështoi të materializohej, madje edhe në fund të fundit, dhe si shumë faza të tjera të këtij viti, ajo u ndje shumë e zymtë.

Kishte një efekt premtues që skena do të ndizej, por nuk ndodhi sepse në skenë në përgjithësi mbizotëronte e zeza“, shkruan ‘Wiwibloggs’, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovizion sipas komentatorëve të festivalit.

Duke marrë parasysh se regjia skenike është një pikë shumë e fortë në përfaqësimin e një shteti në Eurovizion, duket se Shqipëria po humbet pikë.

Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me kënngëtarin Eugent Bushpepa vitin e kaluar, sepse Shqipëria u kritikua për regjinë e dobët skenike.