MENU
klinika

Arkitektët shpalosin idetë

Konkursi/ Si do të jenë ndërtesat e së ardhmes?

15.07.2019 - 21:29

Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.

Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet, që nga piramida kokëposhtë, që do të krijonin ujë në shkretëtirat e Egjiptit, e deri te harqet përmbi malet midis Austrisë dhe Zvicrës.

-Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin

-Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli

-Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës

-Ky projekt parashikon një ndërtesë midis dy shteteve që do të garantonte strehë për refugjatët, duke ofruar punë, arsim, shëndetësi

-Bjellorusët parashikojnë kulla pluskuese në ajër që do të rikthenin kënetat, tharja e të cilave, sipas shkencëtarëve, ka ndikuar me shtimin e zjarreve
-Koreja e Jugut, kjo digë mes akujve do ët ngadalësonte shkrirjen e akullnajave.
-Disa arkitektë kinezë janë frymëzuar nga ndarja e kastave në Indi. Katet e para do të ishin për kastën e ulët, por kështu grupet do të jetonin bashkë.
-Amerikanët e Dattner Architects mendojnë se një qiellgërvishtës i tillë, i krijuar për pemë e jo për njerëz, do të ndihmonte me luftën kundër shpyllëzimit.
-Marko Dragicevic, Serbi. Një sistem landfilli vertikal ku përpunohen mbetjet pa zënë shumë hapësirë
-American BKV Group kanë paraqitur një qiellgërvishtës ku edhe mbillen perime, të pajisur me platforma për dronë dhe turbina që pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit.
-Një tjetër grup kinez kanë parashikuar një piramidë përmbys, që do të prodhonte ujë në shkretëtirat e Egjiptit.
-Tony Leun nga Hong Kongu solli idenë e një ferme që do të ndërtohej në qytet.
-Ndërtesa Biosferë vjen nga Britania, një rezervë natyrore vertikale që fitoi vendin e tretë. Kulla simulon klima të ndryshme për të mbrojtur gjallesat.
-Francezi Adam Fernandez është frymëzuar nga kullat perse që krijojnë ajër të kondicionuar shumë të larë me një sistem ajrimi të vjetër. Nëpërmjet turbinave, do të krijonte edhe energji.
-Honglin Li nga SHBA solli këtë sistem për menaxhimin e mbetjeve në një qiellgërvishtës vertikale, për të rikthyer lidhjen e njeriut me natyrën.
-Po nga SHBA, Amanda Gunauan dhe Xhoel Uong propozojnë pallate të larta prej druri, që mund të jenë po aq të forta e që s’do të dëmtonin natyrën.
Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”