21.05.2019 - 10:46
Në drejtim të shtëpisë së një 26-vjeçari në Selenicë të Vlorës është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të vona të natës.
Sipas raportimit të policisë nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të motiveve.
“Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vrasja e minoritarit grek
Athina zyrtare ‘notë proteste’ ambasadës shqiptare
Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës
100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri
18 plumba për eliminimin e Alibejit