MENU
klinika

"Nuk kam rrahur kurrë një femër"

Johnny Depp: Amber i ka pikturuar shenjat në trup

21.05.2019 - 13:13

Vazhdon ende debati për akuzat e Amber Heard kundër ish bashkëshortit, aktorit Johnny Depp, i cili sipas saj ka ushtruar dhunë fizike mbi të.

Johnny Depp ka akuzuar sërish ish-bashkëshorten, Amber Heard se i pikturoi plagët në trupin e saj për ta bërë aktorin të dukej si një abuzues.

Ylli i Pirateve të Karaibeve ngriti një padi shpifje prej 50 milionë dollarë kundër Heard, pasi ajo akuzoi për dhunë në familje. Në padi, Depp detajon dhe kundërshton akuza të shumta që aktorja ka bërë ndaj tij.

Pretendimet e sajuara të Heard për dhunën në familje kundër meje janë të rreme”-ka deklaruar Depp.

Madje ai është shprehur se aktorja shkoi aq larg me fabrikimin e tregimeve të saj për abuzim, saqë sajoi plagë të rreme në trup duke përdorur make-up.

I kam mohuar pretendimet e saj me forcë që kur Heard i bëri publike në maj të vitit 2016, kur hyri në gjykatë për të marrë një urdhër të përkohshëm kufizues me plagët e pikturuara në trup që dëshmitarët dhe pamjet filmike nuk tregojnë se i posedonte gjatë ditëve të tjera të javës. Do të vazhdoj ti mohoj për pjesën tjetër të jetës sime. Kurrë nuk kam abuzuar me Heard dhe as ndonjë grua tjetër”.

Johnny dhe Amber ishin të martuar dhe qëndruan për 15 muaj në këtë martesë para se ajo të paraqiste kërkesën për divorc në 2016.