22.05.2019 - 13:54
Dy ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi i largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel, televizioni ku ka ushtruar të gjithë karrierën televizive deri më sot.
Kjo erdhi pas një statusi të bërë nga moderatorja në Instagram ku shkruante “Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”.
Fansat të habitur e pyetën moderatoren nëse do rikthehet dhe Arbana pohoi.
Së fundmi një tjetër fanse e ka pyetur moderatoren se ku do të shkojë dhe ajo nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.
“Me pushime”, shkruan Arbana duke hedhur poshtë çdo aludim për një largim të mundshëm nga televizioni i cili e identifikon, Top Channel.