MENU
klinika

"Do bëj çdo përpjekje për..."

Reformë në Drejtësi ndez debate, Meta i ashpër me Ramën dhe amb.Soreca

23.05.2019 - 12:36

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për Reformën në Drejtësi ka ardhur reagimi i presidentit Meta.

Përmes zëdhënësit të tij, Meta i ka kthyer përgjigje ambasadorit të BE dhe kryeministrit Rama.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat, ka deklaruar se kreu i shtetit i ka bërë dhe do i bëj të gjitha përpjekjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi, për të ndaluar sipas tij, kolapsin, zbatimin e njëanshëm dhe përçarjen e sistemit.

Ndërkohë që jo pa ironi zëdhënësi i Presidentit thekson se Meta nuk do ndaloje askënd të këndojë këngët “nga fitorja në fitore”

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se:

Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor, thuhet në qëndrimin e Presidentit.