Teksa mori titullin “Qytetar Nderi” në Has, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për një të afërme të afërt, ku Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet.
Thaçi më tej foli edhe për Luginën e Preshevës, territore të banuara nga shqiptarët në Serbi e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cënuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.
“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri.
Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar“, përfundoi Thaçi në deklaratën e tij.