MENU
klinika

Shpirti ballkanas endet në Korçë

Maqedonia me çmimin e madh të Festivalit I Folklorik

27.05.2019 - 14:13

   Është zhvilluar për herë të parë Festivali Folklorik Ballkanik, në qytetin e Korçës. “Shpirti i Ballkanit” erdhi si shpalosja e vlerat e përbashkëta folklorike.

Risi në qytetin e Korçës, festivali nxit ruajtjen, promovimin dhe mbledhjen e trashëgimisë jomateriale, asaj shpirtërore, duke evidentuar vlerat e rralla folklorike që mbart ky rajon, përgjatë bashkezistencës historike.

 

 

 

Kanë qenë këto, shtysa për të sjellë në këtë qytet, për herë të parë në llojin e tij, Festivalin Folklorik Ballkanik. “Shpirti i Ballkanit” çeli siparin në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, për të treguar se vlerat folklorike janë aq të përbashkëta, sa mund të përmblidhen në një fjalë, në një shpirt të vetëm sikurse dhe është emërtuar ky festival.

 

 

 

Ndërsa, nata e dytë, ajo finale e këtij festivali, do të mbahej në ambientet e Pazarit të Korçës, mes atmosferës shumë të ngrohtë dhe festive. Grupet folklorike u duartrokitën furishëm nga publiku korçar, madje, duke kënduar e kërcyer së bashku.

 

 

 

Përmes kësaj tabloje të hareshme në mbrëmjet e freskëta pranverore, juria profesioniste ndau këto çmime: “Çmimi i madh” iu rezervua trupës së Maqedonisë së Veriut. “Kërcimtari më i mirë”, ishte çmimi që e rrëmbeu Kosova. Bullgaria, u nderua në këtë festival, me çmimin e specifikuar “Kostumet më të bukura”. “Valltaret më të mira”, me një kërcim autentik folklorik, u përfaqësuan nga grupi i Turqisë. Po ashtu, një çmim falënderues iu dhurua edhe Greqisë.

 

 

 

 

Nuancat muzikore, tradita e lashtë, e përcjellë dhe ruajtur ndër shekuj, harmonia mes vendeve fqinje; këto elemente u ndërthurën në një mbrëmje me motive ballkanase.

Secili grup pjesëmarrës, përshfaqi me shumë emocion traditën e tij, duke mbajtur të mbërthyer publikun artdashës korçar, që sigurisht, nuk e kurseu ngrohtësinë e anasjelltë./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale