Andrea Nahles ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Politikanja ka thënë se do të largohet si udhëheqëse e partisë të hënën dhe si kreu i grupit të saj parlamentar të martën.
Ajo vjen pasi partia e qendrës së majtë doli e treta, pas Të Gjelbërve dhe Kristian Demokratëve të Angela Merkel (CDU), në zgjedhjet evropiane.
Ajo ishte kritikuar ashpër nga e majta e SPD-së për qëndrimin në koalicion me partinë e Merkel.
Në një deklaratë të dielën, a Nahles tha: “Diskutimet brenda fraksionit parlamentar dhe reagimet nga brenda partisë më kanë treguar se nuk kam më mbështetjen e nevojshme për të kryer detyrat e mia”.
Dorëheqja e saj vjen si një surprizë. Ajo u bë udhëheqëse e partisë në prill të vitit të kaluar dhe pritej të kandidonte sërish për pozicionin. Në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, partia e saj mori më pak se 16% të votave.
Dhe të shtunën, një sondazh i opinionit tregoi se mbështetja për SPD ishte më e ulta që kishte qenë ndonjëherë, vetëm 12%. Në të njëjtën kohë, të Gjelbrit u treguan se e kishin kaluar CDU-në konservatore si partia më popullore e Gjermanisë për herë të parë.
Dorëheqja e saj mund të kërcënojë qeverinë e tanishme.
Në përgjigje të dorëheqjes së saj, udhëheqja e CDU bëri thirrje për vazhdimin e koalicionit midis partisë së tyre dhe SPD-së, i njohur si koalicioni i madh. Nëse SPD do të linte koalicionin, rënia e qeverisë do të shkaktonte zgjedhje të reja.
Olaf Scholz i SPD-së, i cili është gjithashtu zëvendës-kancelar i Gjermanisë, i tha gazetës Tagesspiegel se ai ka përjashtuar hyrjen në një koalicion tjetër të tillë.
“Tre koalicione të mëdha në një rresht nuk do të bënin ndonjë demokraci në Gjermani,” tha ai në intervistën e botuar të dielën, përpara se Nahles të njoftojë dorëheqjen e saj.