MENU
klinika

Policia në vendngjarje

Aksident i rëndë në Kurbin, vdes një person

03.06.2019 - 11:18

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Gjormë të Kurbinit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një person.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur menjëherë punimet për zbardhjen e shkaqeve.

Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë tej normave dhe lagështira në rrugë.

Policia bën me dije se viktima e mbetur në aksident ende nuk është identifikuar.