MENU
klinika

"S'kemi ushqime dhe shtretër"

Tërmetet “shkundën” Korçën, banorët sherr me prefektin

03.06.2019 - 11:33

Më shumë se 70 tërmete kanë shkundur tre ditët e fundit qytetin juglindor Korçën.

Në qarkun e Korçës këto tërmete kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Por ndërsa ushtria ka shpërndarë ushqime, çadra e shtretër për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që iu janë dëmtuar banesat, në Floq duket se ka ende probleme.

Në këtë zonë ka pasur tensione e debate mes banorëve dhe prefektit të Korçës.

Ndërsa ky i fundit ka shkuar t’i takojë, ata i janë hakërryer për situatën ku ndodhen.

Banorët thonë se nuk janë furnizuar as me ushqime dhe as me shtretër.

Mësohet se aktualisht në çadra po i kalojnë ditët më shumë se 200 persona.

Por sipas banorëve, është e paparanueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.