MENU
klinika

“She Is Coming”

Miley Cyrus habit me një surprizë në albumin e ri

03.06.2019 - 15:45

Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus ka festuar lançimin e albumit të ri, “She Is Coming”. E për t’i qëndruar besnik stilit të saj kontrovers, shitjet e albumeve ajo i ka shoqëruar edhe me prezervativë.

Në fakt, në albumin e ri ndodhet një prezervativ, kështu që gjatë dëgjimit të këngëve të saj, të gjithë mund të gëzojnë seks të sigurt.

Në dyqanet online gjithashtu mund të merren bluza, posterë dhe suvenire të ndryshme, përveç prezervativëve.

Duket se Miley në këtë mënyrë donte t’u tregonte të gjithëve të praktikonin seksin e mbrojtur në mënyrën e saj.

Sidoqoftë, ky ishte një veprim shumë interesant, i cili ka marrë vëmendjen siç ndodh rëndom me veprimet e saj përgjatë viteve te fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Performon në “Beale Street”

Miley Cyrus njofton albumin e saj të shtatë